I siguruari e fiton tė drejtėn pėr pension plotėsues nė bazė tė Planit pensional tė FONDI-t nė momentin kur i plotėson kėto kushte tė parapara:

  • Kur i siguruari arrin moshėn 65 vjeēare ( kjo moshė pėrfaqėson moshėn e pensionimit pėr tė dy gjinitė nė Kosovė, nė bazė tė ligjit nr. 04-L-101 Mbi pensionet),
  • Me sukses e fiton tė drejtėn pėr pension bazuar nė rregullat pėr sigurimin pensional tė obliguar dhe
  • Ka paguar sė paku 120 kontribute mujore pensionale nė FOND.

Pėr personat pjesėmarrės nė kėtė Plan pensional tė cilėt janė mė tė vjetėr se 55 vjet, kushti i tretė nuk aplikohet. Kurse, sa i pėrket kushtit tė dytė, kjo aplikohet vetėm nėse i siguruari ėshtė pėrfshirė nė sigurimin pensional tė obliguar. Pėr kėta persona aplikohen disa rregulla tė veqanta. Kėto rregulla pėrfshijnė :

- konsultė paraprake me kėshilltarėt e FONDI-t rreth shumės sė kėrkuar pėr pagesė nė formė tė kontributit pensional dhe dinamikės sė pagesės;
- zgjedhje paraprake e njė pensioni tė dėshirueshėm ashtu qė pėr arritjen e tij, kėshilltarėt nė bazė tė kalkulatorit ku futen mosha e tė siguruarit dhe pensioni qė preferohet, i tregojnė tė atij se nė ēfarė shume duhet paguar kontributin.         


I siguruari gėzon tė drejtėn pėr pension suplementar bazuar nė kėrkesėn me shkrim qė i paraqitet FOND sė bashku me:

  • Kontratėn ose dokumentin verifikues,
  • Dėshminė e pensionimit bazuar nė sigurimin pensional obligues,
  • Dėshminė pėr datėn e tij tė lindjes.


FONDI pėrveq qė ėshtė e licencuar si sigurues i pensioneve ajo bėnė gjithashtu edhe pagesėn e pensioneve. Nė vijim bėhet njė pėrshkrim i mėnyrės sė kalkulimit dhe llojeve tė pensionit, qė zgjidhet nga i siguruari pasi qė ai/ajo tė arrijė moshėn 65 vjeēare, apo nė bazė tė ligjeve nė fuqi pėr pensionim. FONDI, nė bazė tė Planit tė saj pensional ofron kėto lloje tė pensioneve apo tė pėrfitimeve pensionale:

  • Pension pleqėrie, i cili parasheh mėnyrėn e llogaritjes sė pensionit nė pajtueshmėri me tabelat e mortalitetit qė pėrdoren nė Kosovė.

Nė kėtė rast, pėrfituesi i pensionit pėrfiton pension me pagesė mujore derisa te jetė gjallė, e nėse i siguruari (pėrfituesi) vdes para kohės sė parashikuar me tabelat e mortalitetit, atėherė pjesa e mbetur e fondeve nė llogari do tė mbetet nė fondin special tė FONDI-t pėr mbulesė.

  • Pensioni  pleqėrie, duke pėrfshirė bashkėshortin/en

Nė kėtė rast i siguruari pėrfiton pension deri nė fund tė jetės sė tij dhe vazhdon tė pėrfitojė gruaja/burri qė ėshtė gjallė deri nė vdekjen e tij/saj. Edhe kėtu si bazė pėr llogaritje merren tabelat e mortalitetit qė shfrytėzohen nė Kosovė.

  • Pensioni i programuar, ku i siguruari e zgjedh njė periudhė tė caktuar pėr pėrfitimin e pensionit.

Ky model i pensionit pėrfaqėson njė periudhė afatgjate tė kohės prej 5, 10, 15, 20, 25, etj. vjet prej fillimit tė pensionit. Nė rast se i siguruari ndrron jetė brenda kohės kur merr pension, mjetet e mbetura deri nė fund tė afatit tė pėrcaktuar do tė pėrfitohen nga personat e autorizuar me kontratė ose nga trashėgimtarėt.



Pagesa e kontributeve pensionale

Pagesa e kontributit pensional nga ana e tė siguruarit, varėsisht nga dėshira dhe mundėsitė e tij, mund tė bėhet nė baza mujore, gjysmėvjetore dhe vjetore.
Lartėsia e kontributit fillestar vendoset nga i siguruari nė marrėveshje me FONDI-n, pėrkatėsisht mund tė vendoset gjithashtu edhe nė mes tė punėdhėnėsit dhe FONDI-t nė rastet kur punėdhėnėsi paguan njė pjesė apo totalin e kontributeve pėr punėtorėt e vet.
Lartėsia e kontributit mund tė caktohet dhe tė paguhet si njė shumė absolute ose edhe si pėrqindje nga paga bruto e tė siguruarit.

Kontributi minimal mujor nė bazė tė kėtij plani pensional ėshtė:

  • Nė rast tė kyējes tė punėtorėve kolektivisht (pėrmes punėdhėnėsit), atėherė 10% tė pagės bruto nga punėdhėnėsi dhe 10 % nga paga bruto e punėtorit dhe jo mė pak se 30 Euro nė muaj. Lartėsia e kontributit pensional nuk do tė kufizohet nga ana e FONDI-t. Kjo do tė thotė se kontributi i paguar nga ana e punėdhėnėsit, apo edhe nga ana e punėtorit mund tė jetė edhe mė i lartė se 10% nga secili, duke mos u bazuar kėshtu nė 10% - in qė llogaritet si lehtėsim tatimor si pėr punėdhėnėsin ashtu edhe pėr punėtorin. (Kushti vlen nėse tė dy palėt paguajnė maksimumin prej 10 % nga secili, pėrndryshe mund tė jetė mė e ulėt se ajo shumė).
  • Nė rast tė kyējes  tė punėsuarve nė mėnyrė individuale pa pjesėmarrjen e punėdhėnėsit, atėherė ėshtė 10 % tė pagės bruto pėr sigurimin pensional suplementar apo jo mė pak se 20 Euro (Nėse paga bruto ėshtė mė e vogėl se 200 Euro, ndryshimi pėr tė arritur shumėn prej 20 Euro duhet tė shtohet si shumė plotėsuese prej tė siguruarit dhe ky ndryshim nuk do tė jetė i zbritshėm nė tatim).
  • Pėr tė vetpunėsuarit

  1. minimumi prej 30 Euro nė muaj pėr sigurimin pensional suplementar (kontributet   e tyre janė zbritshme nė tatim nėse ata mbajnė kontabilitet pėr tė hyrat dhe shpenzimet e bizneseve tė tyre) ose
  2. minimumi 20 Euro

  • Pėr personat qė kanė tė ardhura mė tė larta se 1,000 Euro, deri nė 10 % tė pagės bruto apo niveli maksimal absolut qė lejohet me ligj (nėse ata kontribuojnė nė skemėn e obliguar, atėherė diferenca nga niveli maksimal qė janė tė lejuar tė paguajnė pėr qėllim tė zbritjes nė tatim nė tė ardhura personale mund tė paguhet nė skemėn e pensionit suplementar)
  • Individėt qė s'janė tė punėsuar apo qė janė qytetar tė Kosovės por qė punojnė jashtė vendit, duhet tė paguajnė jo mė pak se 20 Euro nė muaj.

Shuma e kontributeve qė ėshtė vendosur tė paguhet si shumė absolute, njė herė nė vit
Pėr informata tė detajuara ose pėr tė filluar kursimet pensionale ju mund tė kontaktoni
Fondin nė:

Adresa:
Fondi Slloveno-Kosovar i Pensioneve
Rr. Ukshin Hoti nr 45/10
Qyteza Pejton
10000 Prishtinė, Kosovė

Telefon: +383 38 22 00 31

e-mail: info@fskp.eu

ose vizitoni degėt e njėrit prej partnerėve tonė bankar:
Llogaria Ime
Kontrolloni gjendjen e llogarisė tuaj pensionale

Kliko kėtu
____________________________

Kalkulo pensionin tėnd
- Kalkulatori i Pensioneve


____________________________

Pyetjet me te shpeshta

Postieri juaj

Punėsim

Shkarkime

Formulari Anketues

Pagesa